Top News- Vendet evropiane që ka në dorë Rusia/Kush do vuajë më shumë nëse mbyllet rubineti i gazit
13/07/2022 21:44

Leva e vetme që ka në dispozicion Rusia kundër Bashkimit Europian, është eksporti i gazit të saj natyror drejt Evropës të cilës po e përdor si armë presioni ndaj Perëndimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Úrsula von der Leyen, ka paralajmëruar tashmë se BE duhet “të përgatitey për më të keqen”. Për këtë arsye, Evropa e ka ulur tashmë varësinë e saj nga gazi rus në 20%, sipas qendrës së studimeve ekonomike Bruegel. Por kjo nuk mjafton. Dimri po vjen dhe kërkesa për gaz do të rritet sërish. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, blloku importoi në vitin 2019 rreth 35 për qind të gazit të tij natyror nga Rusia. Ky është viti i fundit për të cilin ka të dhëna gjithëpërfshirëse. Nga vendet më të mëdha evropiane, Gjermania merr gati gjysmën e gazit të saj nga Rusia; Italia rreth 40 për qind; Franca 20 për qind. Britania e Madhe blen më pak gaz nga Rusia, si pjesë e importeve të saj totale, sa gati çdo vend tjetër evropian:vetëm 9.7 për qind. Disa vende të BE-së në Evropën Lindore dhe Qendrore, përfshirë Sllovakinë, Letoninë dhe Finlandën, importojnë pothuajse 100 për qind të gazit të tyre nga Rusia. Edhe pse tensionet midis Rusisë dhe BE-së u rritën pas pushtimit që Moska i bëri gadishullit jugor të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014, varësia e bllokut ndaj gazit që importonte nga rivali i tij gjeopolitik nuk u dobësua. Sipas EUROSTAT, Mbretëria e Bashkuar mori dërgesën e saj të parë të gazit rus vetëm në vitin 2017.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56