Top News – Vdekja e minatorit 27 vjeçar/ Arrestohen tre persona për sigurinë në punë
29/05/2021 16:30

Minierat në Bulqizë janë kthyer në burim rreziku për jetën të vazhdueshëm për punonjësit e galerive të firmave private, kjo pasi vetëm në harkun kohor të dekadës së fundit kanë qenë të shumta rastet, që kanë rezultuar në fatalitet për minatorët. Ngjarja më e fundit, si pasojë e të cilës humbi jetën i riu 27 vjeçar, Elti Alla ka vënë përpara përgjegjësisë tre shtetas. Burimet zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë tekniku i minierës, një 34 vjeçar, banues në Bulqizë. Mbi të është ngritur akuza ‘Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë’. Ndërkohë ka filluar procedimi penal për dy shtetas të tjerë me detyrë brigadier në galerinë, që i mori jetën Elti Allës, djali I vetëm i familjes. Mësohet se tre punonjësit e minierës, nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë është rrëzuar katrorja, e cila shërben për mbajtjen e tavanit të galerisë. Në këtë menyrë një masiv gurësh ka rënë mbi trupin e 27 vjeçarit duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ndërsa hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijon në prokurorinë e Dibërs për të kryer veprimet e nevojshme, kjo ngjarje që pason edhe raste të tjera humbjes së jetes në minierë, rikthen në fokus debatet për sigurinë e minatorëve në punë.

Top Channel/ “130 mijë euro për kokën e Emiliano Ramazanit”, rrëfehet “pa filtra” i Skerdi Tasit
15/07 20:08
Top Channel/ “Boriçi po pinte kafe më vëllanë”, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Ekzekutorët…
15/07 20:07
Top Channel/ “I gjuajta disa herë”, eliminuesi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan…
15/07 20:04
Top Channel/ Adresa, deklarim me detyrim! Vendim i qeverisë: Fusni të dhënat në e-albania
15/07 19:43
Top Channel/ Jo më kabllo mes pallateve, AKEP tregon masat që do merren
15/07 19:42
Top Channel/ SPAk mbyll hetimet për Çyrbjen, akuzat ndaj ish-deputetit të PS
15/07 19:38
Top Channel/ Hidhet në erë me tritol godina e fundit në Theth, IKMT mbyll aksionin
15/07 19:36
Top Channel/ Pamje me dron, momenti i shembjes me tritol të godinës tre katëshe në Theth
15/07 17:09
Top News -Rriten të ardhurat nga pasuritë e krimit. AAPSK arkëton më shumë se 100 mln lekë në 6 muaj
15/07 16:50
Top News- “Rama bleu votat me skemat në bujqësi”, Berisha zbardh skemën
15/07 16:43
Top News – Aksioni jo kundër fermerëve. Ministria e Bujqësisë: Nisma për të formalizuar sektorin
15/07 16:42
Top Channel/ Shpërthim me tritol, shembet godina tre katëshe pa leje në Theth
15/07 16:37
Top News – Agjentja ‘Melania Trumpenko’ / Ukrainasit ‘në dashuri’ me zonjën e parë, sfidoi Trumpin
15/07 16:32
Top Channel/ Shembjet në Theth mbyllen me tritol, IKMT i rikthehet aksionit
15/07 16:07
Top News – Rama në festivalin ‘Herrenchiemsee’. “Europa e rrethuar nga oshëtima e armëve”
15/07 15:40
Top Channel/ Mjedis i sigurt për gazetarët, AMA konsultohet me përfaqësues të mediave
15/07 15:20
Top News – Ambulantët, jo fatura tatimore. Tatimet sqarojnë kategoritë që do kontrollohen
15/07 15:13
Top Channel/ Plagosi veten, se e dhunonte babai, arrestohet i ati i 17-vjeçares në Vlorë
15/07 15:13
Top Channel/ Ushtria fiku zjarret, për disa ditë me radhë pyjet u dogjën në Drenovë
15/07 15:12
Top Channel/ I penduari tregon krimet! Skerdi Tase rrëfeu gjithçka në gjykatë
15/07 15:11