Top News – Vallëzimi i Aurorave nga hapësira / Imazhe mahnitëse, i poston astronautja e NASA-s
10/06/2026 10:56

Astronautja e NASA-s Jessica Meir, e vendosur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ndau një video të aurorave, që duket sikur po vallëzonin. Videoja u regjistrua nga anija kozmike SpaceX Dragon, në ISS, dhe fiksonte dritat e jugut, Aurora Australis mbi qiellin e Antarktidës. Duke ndarë klipin spektakolar në mediat sociale, Meir tha: "Ndryshe nga aurorat e mëparshme që kam parë, kjo vallëzon dhe gjarpëron direkt poshtë nesh, duke dhënë një shfaqje mahnitëse. Jam e mrekulluar nga ky fenomen". Aurorat ndodhin kur grimcat e ngarkuara nga Dielli, të mbartura nga erërat diellore, përplasen me gazrat në atmosferën e sipërme të Tokës. Fusha magnetike e Tokës i drejton këto grimca drejt poleve, ku ato përplasen me oksigjenin dhe azotin, duke krijuar shirita drite shumëngjyrëshe dhe lëvizëse. Aurora Australis ose Dritat Jugore ndodhin po aq shpesh sa Aurora Borealis, Dritat Veriore, por për shkak se shfaqen kryesisht mbi Antarktidë, ku jetojnë pak njerëz, vërehen ose fotografohen rrallë nga Toka. Në një postim tjetër, Meir ndau disa fotografi të dritave, me sa duket të marra nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dhe tha: "Po ndodhin shumë gjëra tani në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, por për fat të mirë, të gjithë jemi të sigurt." Besohet se astronautja po flet për shqetësimet e fundit për një rrjedhje në stacion, që i shtyu shkurtimisht astronautët të ngjiteshin në bordin e anijes hapësinore të ankoruar në stacion, që do të përdorej si varkë shpëtimi në rast rreziku. Por rrjedhja në modulin rus Zvezda të stacionit, u rregullua dhe alarmi u tërhoq nga NASA.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00