Pas një seri sulmesh me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi, NATO ka shtuar avionët e patrullimit detar, sisteme radarësh dhe dronë. Njoftimi erdhi pasi Këshilli i Atlantikut të Veriut, diskutoi çështjen e sigurisë në Detin e Zi në selinë e aleancës në Bruksel. Përveç avionëve, dronëve dhe sistemeve të radarëve, anëtarët e NATO-s do të dërgojnë agjentë dhe ekipe të specializuara për të kryer analiza mjeko-ligjore të eksplozivëve të përdorur. NATO nuk ia ka atribuuar asnjë vendi sulmet e fundit, por sipas analistëve ushtarakë dyshohet të jenë kryer nga Rusia, pavarësisht se Moska nuk e ka pranuar përgjegjësinë për to. Të paktën pesë anije të tjera mallrash janë goditur pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë, anëtare fqinje e NATO-s, gjatë 10 ditëve të fundit, me të paktën 23 marinarë të raportuar të zhdukur ose të vdekur.