Donald Trump kishte vendosur kohë më parë të mos merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri në uashington dhe me këtë, bëri të nevojshëm ndryshimin e protokollit për dorëzimin e valixhes me kodet bërthamore të presidentit amerikan. Sipas CNN, valixhja ka mbetur në zotërimin e Trump edhe në Florida, ku ai u vendos me Melanian pasi lanë shtëpinë e bardhë, dhe qëndroi e aksesueshme prej tij deri në orën 11.59 minuta sipas orës së Uashingtonit. Bidenit ndërkohë i është dorëzuar një valixhe e dytë pas betimit në Capitol Hill.