Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar ligjin me numër 134 të votuar pak ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19.