Top News – Ushtria zbret në Sicili/ 100 emigrantë shkelën karantinën dhe ikën nga qendra e pritjes
28/07/2020 12:17

Ministrja e brendshme italiane Luciana Lamorgese tha se do të dërgohet ushtria në sicili pasi rreth 100 emigrantë shkelën karantinën dhe u larguan nga një qendër pritjeje të hënën. Lamorgese tha se pjesa më e madhe e tyre ishin gjurmuar dhe kishin rezultuar negativ për koronavirusin. Por, guvernatori i Sicilisë, Nello Musumeci, tha në facebook se cështja e emigracionit po trajtohej jo me kujdesin e duhur duke shtuar se sicilia nuk ishte një koloni. Emigrantët raportohet se u larguan nga një qendër e ruajtur nga njësitë të mbrojtjes civile në qytezën porto Empedolce në sicilinë perëndimore ku ata duhej të qëndronin në karantinë për 14 ditë. Në qendër ndodheshin 500 emigrantë edhe pse ajo kishte kapacitet për vetëm 100. Incidenti vjen pasi 184 emigrantë, të gjithë negativë për covid 19, u larguan nga një tjetër qendër në Caltanissetta të sicilisë, të dielën. Ministri i jashtëm Luigi di maio tha se 125 prej tyre ishin gjetur por shprehu shqetësim se incidente të tilla mund të dëmtojnë përpjekjet e italisë për të kontrolluar krizën e koronavirusit. “Virusi nuk është larguar. Qytetarët italianë, ashtu si edhe unë, duhet të vazhdojmë ti bindemi rregullat që ne kemi vendosur dhe e njëjta gjë vlen edhe për turistët dhe për ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, tha ai. Italia po njeh këto kohë një fluks në rritje emigrantësh nga tunizia, që po vë në vështirësi sërish qendrat e emigrimit.

Top Channel/ Putin-Zelensky në Budapest? Opsion i ri për takimin, Trump:Ukraina e ka humbur Donbasin
19/08 22:57
Top Channel/ Kisha 113-vjeçare “udhëton” 5 km në Suedi. Rrezikohej nga gërmimet nën tokë
19/08 22:28
Top Channel/ Ekzekutimi i Artur Bashimit në Athinë! E shkuara kriminale në Shqipëri e Greqi
19/08 21:43
Top News – Putin ‘fton’ Zelenskin në shtëpinë e tij. Propozon që takimi i paqes të mbahet në Moskë
19/08 19:45
Top Channel/ NATO mblidhet të mërkurën! Diskutimi për Ukrainën, 5 pikat “e nxehta” që duan zgjidhje
19/08 19:16
Top Channel/ Putini propozon Moskën për takimin me presidentin ukrainas, Zelensky refuzon
19/08 19:15
Top News – ‘Europa hipokrite me Ukrainën’. Lavrov-Kërkon siguri, por s’pyet sigurinë e Rusisë
19/08 19:05
Top News-Zelenskin e ndalon vetvetja të flasë me Putin. Një dekret i 2022, bllokon bisedimet e paqes
19/08 18:00
Top News – Raketat ruse alarmojnë NATO-n / Ngrihen me urgjencë avionët luftarakë, Polonia në ankth
19/08 15:48
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top News – Putin thotë ‘po’, në tavolinë me Zelenskin / Macron propozon Gjenevën, takimi në gusht
19/08 14:34
Top News – Letër Melanias dhe tetë ‘faleminderit’ / Si e joshi Zelenski Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
19/08 14:22
Top News – Alarm ajror në Kiev para bisedimeve / Putin shantazhon, 270 dronë e 10 raketa gjatë natës
19/08 14:10
Top News – Trump ‘fikson’ takimin Zelenski-Putin / Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
19/08 12:36
Top News – Qindra tonë ushqime drejt Gazës / Niset anija e shpresës nga Qiproja, territori në krizë
19/08 12:10
Top News – ‘Neni 5’ për Ukrainën…Garanci sigurie nga SHBA e Evropa, Putin ‘pranon’
19/08 12:07
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën për takimin Putin-Zelensky: Forca hap Kutinë e Pandorës!
19/08 12:05
Top Channel/ Zelensky “nuk e fal” gazetarin që i kritikoi veshjen, batuta “therëse” per Glenn!
19/08 11:38
Top Channel/ Trump telefonon Putinin: Tani, takim me Zelenskyn! Nga Kremlini, përgjigje e paqartë!
19/08 11:31
Top Channel/ Takimet në Washingont, DW: Hap në drejtimin e duhur, Europa-Front i bashkuar!
19/08 11:30