Top News – Uraniumi ‘i varrosur’ nën rrënoja / Izraeli i shqetësuar: Irani mund ta rikuperojë shpejt
11/07/2025 17:52

Izraeli beson se Irani mund të rikuperojë uraniumin e pasuruar të varrosur nën një nga tre objektet e goditura nga forcat amerikane muajin e kaluar, sipas një zyrtari të lartë izraelit. Duke folur me gazetarët amerikanë, zyrtari tha se arritja tek uraniumi i pasuruar në Isfahan do të ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe çdo përpjekje do të shkaktonte sulme të reja izraelite. Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se sulmet ajrore dhe raketore të SHBA-së ndaj Iranit në qershor "shkatërruan" objektet bërthamore të vendit, edhe pse disa agjenci të inteligjencës amerikane kanë mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm. Irani mohon se kërkon të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se pasurimi i uraniumit të tij është për qëllime paqësore. Zyrtari i lartë izraelit, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se të dhënat e inteligjencës tregojnë se shumica e uraniumit të pasuruar të Iranit është varrosur në Isfahan, i cili u godit nga raketa lundrimi të lëshuara nga nëndetëset gjatë "Operacionit Hammer Midnight" më 22 qershor. Zyrtari, megjithatë, nuk shprehu shqetësim në lidhje me vlerësimin, duke vënë në dukje se çdo përpjekje iraniane për të rikuperuar materialin ndoshta do të zbulohej. Sipas zyrtarit, vlerësimi i Izraelit është se programi bërthamor i Iranit u vonua me të paktën dy vjet.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23