Top News- Ukraina i kërkon falje Greqisë/ Sheshohen tensionet pas incidentit me dronin detar
06/06/2026 18:30

Pas notës së protestës të dërguar nga Athina zyrtare ndaj Kievit, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar për herë të parë për dronin detar pa pilot që u zbulua në një shpellë para 4 jasvësh pranë ishullit grek Lefkada, nga disa peshkatarë. Brenda mjetit u gjetën tre detonatorë dhe një sasi lënde shpërthyese, prej gati 300 kilogramësh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, ka shprehur keqardhje për incidentin, ndërsa ka theksuar se ai ishte pasojë e rrethanave të krijuara nga agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. Zyrtari ukrainas thotë se siguria ndërkombëtare dhe detare, si edhe aktiviteti i “flotës në hije” ruse, përbëjnë shqetësim të përbashkët për Greqinë dhe Ukrainën dhe se për këtë arsye, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së lundrimit civil, duke shprehur dëshirën që incidente të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen. Në deklaratën e tij, ai falënderoi Greqinë dhe popullin grek për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus. Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Greke, droni mund të ketë rënë nga një anije që lundronte në rajon, dhe se opbjektivi I tij mund të ketë qenë të ashtuquajturat ‘“flotë në hije” ruse, konkretisht anije që dyshohet se transportonin naftë ruse në Mesdhe. Athina ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e operacioneve ushtarake në rajonin e Mesdheut dhe veçanërisht pranë territorit grek.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00