Top News – Ukraina e Rusia shkëmbejnë zjarr / Rrebeshe dronësh në të dy drejtimet, ndizet nata
12/06/2026 11:28

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë gjatë natës deri të premten në orët e para të mëngjesit, me Ukrainën që synoi një rajon të madh të përpunimit të naftës, ndërsa Rusia sulmoi stacionet hekurudhore dhe nënstacionet elektrike. Sulmet e Ukrainës goditën një bllok apartamentesh në Tatarstanin qendror të Rusisë duke plagosur tre persona, dhe sulmi i Rusisë në rajonin Sumy të Ukrainës vrau një punëtor hekurudhor, thanë zyrtarët. Sulmet vijnë pas efonesivave të mëdha ajrore nga Rusia mbi Ukrainë në javët e fundit, ndërsa Kievi ka intensifikuar goditjet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj objekteve ruse të naftës, duke çuar në mungesë karburanti në Krime dhe vende të tjera. Objektet industriale në Tatarstanit u shënjestruan, tha kreu rajonal në Telegram. Qyteti Nizhnekamsk do të anulojë ngjarjet publike të premten për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë, shtuan zyrtarët. Vendi shënon Ditën e Rusisë më 12 qershor me një festë kombëtare. Zyrtarët sidoqoftë nuk përmendën dëmet e shkaktuara nga dronët. Disa objekte të mëdha industriale ndodhen në zonë, duke përfshirë një uzinë petrokimike në Sibur si edhe një rafineri nafte. Togliatti, një qytet në lumin Vollga rreth 800 km në juglindje të Moskës dhe shtëpia e prodhuesit më të madh të automjeteve në Rusi, Avtovaz, është sulmuar gjithashtu nga dronë, tha guvernatori rajonal. Ndërkohë, dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Bryanskut të enjten vonë. Rusia rrëzoi 231 dronë ukrainas gjatë natës, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00