“Qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit në tokë të kenë akses në ujë të pijshëm. Dhe është menjëherë e qartë se duhet të ndihmojmë së pari fqinjët tanë”, thotë drejtuesi i kompanisë Ëatergen Michael Mirilashvili. Rripi i gazës me një popullatë të madhe, prej kohësh vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, por një projekt i ri ndihmon në zbutjen e këtyre vuajtjeve me një proces që mbështetet tek energjia diellore për të nxjerrë ujë të pijshëm direkt nga ajri.