Top News – Udhëzim i ri i MSH/ Për mjekimin e të sëmurve me covid
28/10/2020 22:45

Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon mjekët e familjes të mjekojnë të sëmurët me koronavirus me antibiotikë intravenozë. Sipas një shkrese të siguruar nga gazeta “Shqip”, protokolli i mjekimit të Covid ka ndryshuar sërish ku mjekëve të shërbimit parësor u bëhet e qartë se çfarë skeme mjekimi duhet të përdorin. Në shkresën dërguar qendrave shëndetësore, theksohet se bazuar në format e shfaqura të virusit, pacienti duhet të mjekohet me medikamente antibiotikë nga goja dhe jo gjilpëra. Dy javë më parë një urdhër tjetër i ministrisë së Shëndetësisë lejonte kryerjen e injeksioneve për pacientët me covid në qendrat shëndetësore. Sipas udhëzimit, cdo qendër duhet të bënte gati një dhomë injeksionesh dhe 2 infermiere për Covid, të cilat duhet të pajiseshin dhe me veshjet e duhura mbrojtëse gjatë kryerjes së injeksioneve. Por duket se situata ka ndryshuar pasi në radhët e infermierëve ka pasur raste me Covid ndaj për të mbrojtur këtë hallkë të rëndësishme të sistemit shëndetësor, ndalohet kryerja e injeksioneve. Udhëzimi i ri përcakton se në ccdo rast kur pacienti përkeqësohet, mjekimi intravenë duhet të bëhet në spital.

Korça bëhet gati për festa/ Ndizen dritat dhe organizohet parada e babagjyshëve
05/12 19:52
Qendrat e votimit nuk do ndryshojnë/ KQZ kërkon sqarime: Përse u ndryshua adresa votuesve
05/12 19:42
Ku do gjenden testet e shpejtë? Në fillim tek epidemiologët. Pas 20 dhjetorit te mjeku i familjes
05/12 19:39
Festat e fundvitit ‘gjallërojnë’ Korçën, dekorohet i gjithë qyteti
05/12 18:23
Top News – Sërish shifra të larta/ Covid, 19 humbje jete në 24 orë
05/12 17:25
Top News – Abuzimet me kreditë/ Dhjetëra denoncime në ‘Top Story’
05/12 17:24
Top News – Shqipëri-Kosovë/ Konsullate të përbashkët në Strugë
05/12 16:54
Top News – Situata e pandemise/ Nuk bien vdekjet në Kosovë
05/12 16:52
Top News – U dëmtua nga tërmeti/ Rikonstruktohet konvikti në Golem
05/12 16:52
Top News – Basha me fermerët/ Kukës, shqetësim mungesa e tregut
05/12 16:52
Top News – Rama udhëton për në SHBA/ Takim me prodhuesit e vaksinës
05/12 16:03
“Të bëjmë fëmijët e lumtur”/ Nisma e studentes shqiptare në Francë
05/12 15:54
Përgatisim pemën e festave/ Në çdo shtëpi atmosfera e festave të fundvitit nis para kohe
05/12 15:54
“Gjurmë Shqiptare “ sonte
05/12 15:44
Shkollë e re në Golem/ U restaurua pas dëmtimit nga tërmeti
05/12 15:40
Covid mori 15 mjekë/ Humbën jetën pasi u infektuan gjatë punës me të sëmurët
05/12 15:36
Vlerësimi i Moody’s për Shqipërinë/ Agjencia konfirmon pozicionin e qëndrueshëm
05/12 15:30
Pedagogia u mposht nga Covid/ Flasin kolegët e pedagoges Kozeta Noti
05/12 15:29
Top News – Pacientët me covid/ Nis rimbursimi nga mjekët e familjes
05/12 15:19
Top News – Dalin detaje të reja/ Vrasja e policit në Lezhë
05/12 15:13