Feta Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Vendimi është marrë nga gjykata, ndërsa Mataj u arrestua pak ditë më parë nga strukturat e Krimit Ekonomik. Mataj, i cili pak kohë më parë ishte emëruar zv.drejtor i ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, dyshohet se u kërkonte punonjëseve të filialit të Postës nga 25 mijë lekë çdo muaj, duke i kërcënuar me vendin e punës.