Top News- U kapën gjatë operacionit ‘Porosia’/Gjykata shpall të pafajshëm dy doganierët
25/10/2021 20:05

Gjykata shpalli të paligjshëm arrestimin e dy doganierëve të Durrësit, ndërsa urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 4 personave, mes të cilëve dhe 2 doganierët. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Porosia”, pas një informacioni se një furgon po tregtonte medikamente të futura kontrabandë në Durrës. Në seancën për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për kontrabandë medikamentesh dhe mallrash të tjera, si dhe shpërdorim detyre gjykata vlerësoi si të ligjshëm vetëm arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit Granit Kërxhaliu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Ai u arrestua javën e kaluar në plazhin e Durrësit pasi në furgonin që drejtonte iu gjetën një sasi medikamentesh, testesh të shpejta Antigen dhe kamerash sigurie të cilat po i tregtonte pa pasur dokumentacion përkatës. Bashkë me 35-vjeçarin u arrestuan dhe pronari i furgonit, si dhe dy doganierë të Durrësit të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi nuk kishin kryer kontroll të imët në furgonin që kishte kaluar me mallra të padeklaruara në doganë. Në kushtet e mungesës së kapjes në flagrancë, gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për pronarin e furgonit Behar Lleshi dhe dy doganierët Enkel Shehi dhe Artan Topuzi, duke e cilësuar si arrest të paligjshëm. Gjithsesi për të katërt personat nën hetim gjyqtari i seancës vendosi detyrim paraqitjeje një herë në muaj pranë policisë gjyqësore, deri në përfundim të procedimit penal ndaj tyre. Nuk dihet ende nëse organi i akuzës durrsake do e ankimojë këtë vendim të gjykatës.

Top Channel/ Mjeti lundrues me 11 emigrantë rrezikoi mbytjen në Vlorë, shpëtohen nga Policia
17/07 11:28
Top News – ‘Kamerat nuk ndalojnë dhunën’ Familja e Martin Canit reagon ndaj deklaratës së Ramës
17/07 11:20
Top Channel/Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë, arrestohet 62-vjeçari
17/07 11:12
Top Channel/ Mrekulli në rrugën e Thethit! Guri bie mbi makinë dhe përfundon në kabinë, turistët…
17/07 09:50
Top Channel/ “Kemi një qeveri të korruptuar”, protestuesit poshtë zyrës së Ramës: Bashkohuni me ne
16/07 22:56
Top Channel/ Tragjike! Shpejtësia i merr jetën 19-vjeçarit në Elbasan
16/07 22:54
Top Channel/ “Shpallnin non grata serben”, protestuesit thirrje Ramës: Reago
16/07 22:42
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama burg, Berisha burg
16/07 22:17
Top Channel/ Të veshur me pelerina diplomimi, studentët hedhin kapelet në tokë: Pa rini nuk ka…
16/07 22:17
Top Channel/ “Na kanë quajtur palaço e sorra”, protestuesit kërkojnë hetim nga SPAK: Ne do fitojmë
16/07 22:16
Top News- Protesta nuk ndalet në Tiranë/ Qytetarët: Duam ndryshim, bashkohuni me ne
16/07 22:15
Top Channel/ “Çmendet” moti, stuhi e rrebeshe shiu në Kukës, bllokohen rrugët
16/07 21:38
Top News- Pamjet e plagosjes në Shkodër/ Babë e bir sulmojnë 32-vjeçarin brenda poliklinikës
16/07 21:22
Top Channel/Të veshur me pelerinat e diplomimit, studentet i bashkohen protestës:Nuk ikim nga sheshi
16/07 21:17
Top Channel/Përplasi për vdekje të miturin në Elbasan, Apeli merr vendimin për regjisorin Petri Bozo
16/07 21:13
Top Channel/ Dalin pamjet e sherrit brenda Poliklinikës së Shkodrës, momentet e përplasjes
16/07 21:09
Top Channel/ “Ju erdhi fundi”, protestuesi në ditën e 47-të: 3mln jemi në, Zegjine shko të mësosh
16/07 21:01
Top Channel/ E goditën me grushte dhe më thikë, dalin pamjet nga plagosja e 32-vjeçarit në Shkodër
16/07 20:41
Top News- Makina bëhet copash në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16/07 20:39
Top Channel/ “Shqipëri e re”, protestuesit në bulevard: Rama burg Berisha burg
16/07 20:25