Ekspertët e kanë përshkruar aktivitetin më të fundit vullkanik në Las Palmas si një Tsunami prej llave. Lumenj të stërmëdhenj shkëmbinjsh të shkrirë kanë dalë nga krateri ditët e fundit që pas një tërmeti me manjitudë 4.5 që goditi ishullin të enjten dhe intensifikoi rrjedhën. Tërmeti ishte më i forti i regjistruar që kur vullkani Cumbre Vieja, në ishullin las Palmas në Kanarie, nisi të shpërthente thuajse një muaj më parë.