Top News – Trump, ultimatum Kinës dhe Indisë: Ndaloni blerjen e naftës ruse, po ndihmoni luftën
05/08/2025 12:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë se përmes kësaj po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit kundër Ukrainës. Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, që të pranojë një armëpushim. Megjithatë, nafta e lirë ruse u sjell përfitime rafinerive në Kinë dhe Indi, duke përmbushur njëkohësisht nevojat e tyre energjetike, dhe këto vende nuk kanë shfaqur vullnet për ndaljen e kësaj praktike. Pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e naftës ruse nga janari i vitit 2023, Kina, India dhe Turqia janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj nafte. Që atëherë, Kina është bërë blerësja më e madhe e energjisë ruse, me afër 219.5 miliardë dollarë të shpenzuara për naftë, gaz dhe qymyr. India ka shpenzuar 133.4 miliardë dollarë, ndërsa Turqia 90.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Ekonomisë në Kiev. Para nisjes së pushtimit të Ukrainës, India importonte shumë pak naftë nga Rusia. Hungaria, vend anëtar i BE-së, vazhdon të importojë një pjesë të naftës ruse përmes një tubacioni. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është ndër zërat më kritikë ndaj sanksioneve kundër Rusisë brenda bllokut evropian.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB