Top Channel/ Tramvaji i shkatërruar, frenat…!Çfarë fshihet pas tragjedisë me 17 viktima në Lisbonë
04/09/2025 19:52

Lisbona është tronditur nga një aksident i rëndë mbrëmjen e djeshme, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me ndërtesat përgjatë një rruge të pjerrët, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale, gjatë një udhëtimi të zakonshëm prej 744 metrash në linjën e njohur “Glória”. Karroca e mbushur plot me udhëtarë – rreth 38 persona, mes tyre vendas dhe turistë – humbi kontrollin pasi një kabllo thuhet se u këput, duke e shndërruar mjetin në një “makinë pa frena” që përplasej me shpejtësi në rrugën e pjerrët. Sipas dëshmitarëve, fillimisht u dëgjua një “zë metalik i fortë” para se tramvaji të dilte nga shinat dhe të rrëzohej mbi trotuar. Tramvaji u përplas më pas me një kthesë të ngushtë të rrugës, duke u shkatërruar përballë një hoteli. Autoritetet portugeze kanë shpallur tri ditë zie kombëtare. Viktimat përfshijnë shtetas nga Portugalia, Gjermania, Spanja, Koreja e Jugut, Kanadaja, Italia, Franca, Zvicra dhe Maroku. Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se sistemi duhej të kishte frena emergjente që nuk funksionuan siç duhet gjatë tragjedisë. Po ashtu, raportime të mediave lokale thonë se kabllot nuk i ishin nënshtruar kontrolleve të përditshme prej ditësh, edhe pse ato janë të detyrueshme, shkruan The Sun. Banorët fajësuan përdorimin e tepërt turistik të linjës, duke thënë se ajo është mbingarkuar dhe është përdorur përtej funksionit të saj si transport publik.

Top Channel/ Kërcënimi i Trump, BE vendim urgjent, nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat
02/10 19:57
Top News-Kroacia i tregon ‘muskujt’ Serbisë: Kemi një përgjigje për raketat supersonike të Beogradit
02/10 18:30
Top News – Rihap strehimet e Luftës së Ftohtë / Polonia në alarm, Rusia intensifikon sulmet
02/10 15:28
Top News – Do thajë katër liqene akullnajore / Frikë nga tragjedia e radhës, Nepali merr masa
02/10 15:27
Top News – Gjermania krijon një regjiment dronësh / Do të ketë 600 ushtarë, njësi e specializuar
02/10 15:26
Top News – Inflacioni në Eurozonë ngrihet në qiell / Niveli më i lartë në tre vjet, 3.8% në shtator
02/10 15:23
Top News- Treg i përbashkët mes 9 shteteve/ Brukseli propozim të ri për vendet kandidate të BE
02/10 15:13
Top News – Putin fillon të hedhë në erë urat / Trafiku në Kiev në kaos, sulme të egra me dronë
02/10 15:05
Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top News – Trump i bën presion Evropës / Të lirohen rezervat e naftës, SHBA do ndalë eksportet
02/10 11:43
Top News – Franca në kaos, 400 shkolla të mbyllura / Protestat e nxënësve degjenerojnë në dhunë
02/10 11:36
Top News -‘Nuk do i lija të tjerët të vdisnin’/Flet heroi i Flydubai, u përlesh me pilotin në kabinë
02/10 11:29