Top News – Trump sërish nën ‘Impeachment’/ 10 republikanë bashkojnë votën me demokratët
14/01/2021 11:35

Donald Trump është bërë presidenti i parë në historinë amerikane që vihet dy herë nën Impeachment, pasi u akuzua për nxitje rebelimi gjatë sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar, në Kongres. Dhoma e përfaqësuesve e akuzon Trump se ka inkurajuar dhunën me pretendimet e tij të rreme për manipulim zgjedhjesh. Tani ai përballet me gjykim në dhomën e lartë, në senat, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë para se ai të lërë detyrën, të mërkurën e ardhshme. Senatorët mund të votojnë ndërkohë për ta ndaluar atë të mbajë poste publike në të ardhmen. Në një video të publikuar pas votimit në dhomën e përfaqësuesve, Trump i kërkoi ndjekësve të tij të mbeten paqësor, pa përmendur impeachmentin e tij. Dhuna dhe vandalizmat nuk kanë vend në amerikë. Asnjë mbështetës i vërtetë i imi nuk duhet të mbështesë kurrë dhunën politike. FBI ka paralajmëruar për protesta të mundshme të armatosura në uashington DC dhe 50 kryeqytetet e shteteve amerikane në ditët para inaugurimit të demokratit joe biden. Akuzat që cojnë në impeachment, janë politike, jo kriminale. Në tekstin e miratuar nënvizohet se trump përsëriti deklarata të rreme për manipulimin e zgjedhjeve dhe inkurajoi turmën ti drejtohej kongresit cka edhe coi në dhunë dhe humbje jete. “Presidenti rrezikoi sigurinë e shteteve të bashkuara dhe institucionet e vendit, kërcënoi integritetin e sistemit demokratik, ndërhyri në tranzicionin paqësor të pushtetit dhe goditi një degë të barasvlefshme të qeverisjes. Për dy orë e gjysmë, dhoma e kontrolluar nga demokratët bëri deklarata pro dhe kundër vënies së trump nën hetim, e në përfundim, dhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve duke e vënë për të dytën herë trump nën impeachment me 232 vota pro dhe 197 kundër.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46