Arabia Saudite njoftoi se mbetjet e dy raketave balistike, të kapura nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, ranë të mërkurën në rajonin e Mekës. Kjo ndodhi ndërsa mbretëria dhe lëvizja Houthi në Jemen vazhduan të shkëmbenin sulme, në një konflikt që po përshkallëzohet. Televizioni shtetëror saudit i identifikoi vendndodhjet e rrëzimit të raketave si fshati Sabuhah, rreth 35 km në verilindje të Xhamisë së Madhe në Mekë, dhe Ëadi al-Maghmas, rreth 21 km në lindje të xhamisë. Raketat u lëshuan drejt këtij rajoni, por u kapën dhe u shkatërruan, njoftoi Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite përmes një deklarate. Huthit i kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat saudite se ata synojnë Mekën dhe Medinën, dy qytetet më të shenjta të Islamit, duke deklaruar se operacionet e tyre ushtarake drejtohen kundër objektivave ushtarake dhe strategjike në pjesë të tjera të Arabisë Saudite.