Top News – Trump merr kontrollin e policisë / Akt i paprecedent, çon gardën kombëtare në Uashington
12/08/2025 12:09

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se do vendoste 800 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington dhe do merrte përkohësisht kontrollin e departamentit të policisë së qytetit, një imponim i jashtëzakonshëm ky i pushtetit presidencial në kryeqytetin e vendit. Lëvizja e Trump, e cila anashkaloi udhëheqësit e zgjedhur të qytetit, është në fakt në linjë me qasjen e tij gjatë këtij mandati të dytë, e cila e ka parë atë të ushtrojë autoritet ekzekutiv në mënyra të paprecedenta në historinë moderne të SHBA-së dhe në kundërshtim me normat politike. Presidenti i cilësoi veprimet e tij si të nevojshme për të "shpëtuar" Uashingtonin nga një valë e supozuar paligjshmërie. Statistikat tregojnë se krimi i dhunshëm u rrit në vitin 2023, por ka qenë në rënie të shpejtë që atëherë. "Kryeqyteti ynë është pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelët e etur për gjak", tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është hera e dytë këtë verë që presidenti republikan vendos trupa në një qytet të qeverisur nga Demokratët. Një gjyq federal nisi të hënën në San Francisko për të zbuluar nëse Trump shkeli ligjin amerikan duke vendosur trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles në qershor pa miratimin e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neësom. Dhe Trump sinjalizoi se qytete të tjera të mëdha amerikane me udhëheqje demokrate mund të jenë të radhës, përfshirë Çikagon, një qytet që prej kohësh është prekur nga krimi i dhunshëm, megjithëse vala ra ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39