Benjamin Netanyahu do të kërkojë të rizgjidhet këtë vit, njoftoi partia e tij të mërkurën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse kryeministri izraelit do të kandidonte përsëri. Në një deklaratë të shkurtër, Partia Likud e Netanyahut tha se ai do të kandidonte në zgjedhje dhe, me vullnetin e Zotit, do të fitonte. Zgjedhjet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, por duhet të mbahen deri në tetor. Më herët, Korrespondenti i ABC Neës në Uashington, Jonathan Karl, shkroi në X se Trump i kishte thënë se nuk e dinte nëse Netanyahu do të kandidonte. "Nuk e di, ai ka pasur një karrierë të mrekullueshme. Nuk e di a dëshiron të vazhdojë?" citoi gazetari Trumpin.