Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08/2025 12:22

Deri në një farë mase, Vladimir Putin tashmë ka fituar. Sigurimi i një samiti kokë më kokë me një president amerikan është diçka që ai e ka kërkuar prej kohësh. Ulja me Donald Trump i jep Putinit legjitimitet, i jep pretendimeve të tij fuqi dhe ofron një mundësi të përkryer për të përmirësuar pozicionin e tij të brendshëm. Por Putin shpreson që samiti në Alaskë ti japë një shpërblim shumë më të madh: legjitimimin e grabitjes së tokës ukrainase. Për Volodymyr Zelenskyn, udhëheqësin e Ukrainës, ky është padyshim momenti më i rrezikshëm i luftës - një moment në të cilin fati i vendit të tij mund të vendoset në një takim ku ai nuk ishte i ftuar. Nëse ndodh më e keqja, ai dhe aleatët e tij evropianë kanë frikë se kjo do të përbënte një tradhti në shkallën e ndarjeve të fuqive të mëdha në histori. Për të parandaluar një përsëritje, Zelensky dhe aleatët evropianë janë përfshirë në një diplomaci frenetike që kur Steve Ëitkoff, partneri i golfit i Trump i shndërruar në të dërguar paqeje, doli nga një takim në Moskë javën e kaluar duke paralajmëruar një përparim të papritur. Putin, tha ai, ishte gati të ndalte armiqësitë në këmbim të një shkëmbimi territorial në Ukrainën lindore. Zyrtarët evropianë nxituan të zbulonin se çfarë kishte ofruar në të vërtetë Putini, një detyrë që thuhet se kërkoi disa telefonata me Uashingtonin sepse, çuditërisht, Ëitkoff dukej i pasigurt për detajet. Udhëheqësit evropianë u tmerruan dhe u alarmuan aq sa i bënë presion presidentit. Dhe presioni duket se funksionoi - deri në një farë mase pasi Trump filloi të minimizonte pritjet nga takimi i alaskës. Ai edhe premtoi: "Do ta telefonoj Presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë menjëherë pas takimit. Nuk do të bëj një marrëveshje". Megjithatë, shqetësimi mbetet. Diplomatët thonë se Trump shpesh ndikohet nga personi i fundit me të cilin flet, një rrezik që zmadhohet kur ai person është Putin. Në vitin 2018, Trump doli nga një takim dy-orësh me Putinin në Helsinki dukshëm i mahnitur. Dhe kjo është e kuptueshme duke patur parasysh se Putin është një ish oficer i KGB-së, i njohur për dinakërinë e tij. "Pyetja është se kush do të jetë në dhomë për të ndihmuar Trumpin të kuptojë Putinin kur ai tall të pasmet..." tha një diplomat perëndimor. "Dhe kam frikë se përgjigjja është: askush." Putini ka të ngjarë të bëjë lajka. Ai mund të ringjallë pretendimin se Ukraina ka provokuar pushtimin e vet, një argument për të cilin Trump ka treguar simpati, ose të përmendë blerjen e Alaskës nga Rusia si provë të rrjedhshmërisë së kufijve. Ai gjithashtu mund ti rrëmbejë zemrën Trumpit duke mbështetur pretendimet e tij territoriale në Greenlandë. Nëse ia del mbanë, samiti mund të përfundojë me Trumpin që do të flasë me gjuhën e Putinit.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59