Një video që u bë virale në mediat sociale tregon Presidentin amerikan Donald Trump me sytë e mbyllur, sikur po dremiste, gjatë një ngjarjeje në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pamjet e manjatit 79-vjeçar i përkasin të enjtes, 4 qershor, kur një investim i madh në sektorin e qymyrit u njoftua në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti, ndërsa zyrtarët e lartë flisnin, ishte ulur, me sytë e mbyllur dhe kokën pak të përkulur. "Atë e ka zënë gjumi përsëri", komentuan përdoruesit e mediave sociale.