Mesut Ozil tërheq vëmendjen e fansave me transformimin fizik të tij. Në rrjetet sociale ish mesfushori i Arsenalit e përfaqësueses gjermane postoi foto dhe video të tij teksa stërvitet në palestër ku bie në sy rritja e masës muskulore në trupin e tij. Në videon e postuar së fundmi prej tij, ish futbollisti 35 vjecare shfaqet duke ngritur 2 gira prej 50 kg që nxirrte në pah bicepsin dhe tricepsin e tij me fansat që nuk ia kursyen komplimentat.