Top News – Tmerret e pushtimit rus po zbulohen! / Horror në Bucha, ekzekutime dhe varre masive
03/04/2022 14:25

Tërheqja e trupave ruse vazhdon të tregojë një tmerr të paimagjinueshëm në Ukrainë. Në zonën e Bucha-s, qytet në veri perëndim të Kievit, që sapo është cliruar nga pushtimi i Moskës, rrugët janë mbushur me trupa civilësh. Qeveria e kievit flet për ekzekutime masive. “Trupa njerëzish me duar të lidhura, të vrarë me armë zjarri nga ushtarët rusë, shihen nëpër rrugë. Këta njerëz nuk ishin ushtarë. Nuk kishin armë. Nuk përbënin asnjë kërcënim. Edhe sa raste të tjera të ngjashme po ndodhin në këto momente në territoret e pushtuara?”, shkruan në tëitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhaylo Podolyak. Ai ka postuar një foto që tregonin tre trupa të pajetë në rrugë, një prej të cilëve me duart e lidhura pas shpine. E kjo është konfirmuar edhe nga disa gazetarë atje. Ministria ukrainase e mbrojtjes, në faqen e saj në tëitter, ka publikuar ndërkohë një video të regjistruar nga trupat ukrainase që patrullonin në një nga rrugët e qytetit të mbushur me kufoma. “Këtu ka rreth 300 persona të hedhur në varre të përbashkëta”, ka thënë kryebashkiaku, Anatoly Fedoruk. Ndërkohë nga dëshmitë në terren, sic shkruan Guardian, ushtarët rusë kanë përdorur fëmijët ukrainas si mburoja njerëzore në mjetet e tyre për të mbrojtur lëvizjet e. E kjo nuk ka ndodhur vetëm në Bucha. Dëshmitarët kanë rrëfyer për karroca foshnjesh të vendosura para tankeve në fshatin Novyi Bykiv, afër Chernihivit. Është thënë po ashtu se fëmijët janë marrë edhe peng në një seri pikash të nxehta të konfliktit në të gjithë vendin për të garantuar që banorët lokalë të mos u jepnin koordinatat e lëvizjeve të armikut forcave ukrainase. Ukraina thotë se ka rimarrë tani kontrollin e të gjithë rajonit të Kievit, me trupat ruse që po tërhiqen.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43