Teksa hidhte votën e saj elektorale për Joe Biden, ish kandidatja demokrate Hillary Clinton, njëkohësisht anëtare e Kolegjit Zgjedhor që përfaqëson Nju Jorkun, bëri thirrje që ky organizëm të shfuqizohet. Sipas ish sekretares amerikane te shtetit, Kolegji Elektoral duhet të shpërbëhet, dhe fituesi I zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duhet të caktohet nga vota popullore.