Top News – Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit / Votohet në dy komuna të vogla, zgjedhje lokale
08/06/2025 14:21

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke mbajtur zgjedhjet lokale në një proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi është i pari prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të vitit 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në Zajeçar, qytetarët do të zgjedhin 50 anëtarë të Asamblesë komunale ndërsa në Kosjeriq do të zgjidhen 20 të tillë. Në Zajeçar garojnë tetë lista elektorale, ndërsa në në Kosjeriq vetëm tre. Komisioni Zgjedhor ka bërë të ditur se në territorin e Zajeçarit, të drejtë vote kanë 47.357 banorë, ndërsa në Kosjeriq, 8.898. Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie ka bërë të ditur mëngjesin e të dielës se të gjithë vëzhguesit e saj janë shpërndarë në qendrat e votimit në Zajeçar dhe Kosjeriq. Ndonëse në parim mund të mos duken zgjedhje shumë të rëndësishme, fushata zgjedhore në dy komunat është shoqëruar nga incidentet, përleshjet mes mbështetësve të Qeverisë dhe opozitës dhe sulmeve ndaj ekipeve të gazetarëve.

Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32