Top News – Tensionet SHBA-Kinë/ Largohet ambasadori amerikan
14/09/2020 18:54

Terry Branstad do të largohet si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kinë pas më shumë se tre vitesh në Pekin, konfirmoi një burim për CNN. Branstad tërhiqet përpara zgjedhjeve të nëntorit, ndërsa njoftimi vjen në një kohë tensionesh në rritje mes SHBA dhe Kinës në disa fronte tashmë. Qeveria kineze njoftoi të premten se do të vendoste kufizime të paspecifikuara ndaj diplomatëve dhe personelit të lartë amerikan brenda vendit pasi Uashingtoni aplikoi një masë të ngjashme që synonte trupat diplomatike të Pekinit në 3 Shtator.Në një postim në Tëitter të hënën herët, sekretari i shtetit Mike Pompeo falënderoi Branstad për shërbimin e tij ndaj popullit amerikan si ambasador i SHBA."Presidenti Donald Trump e zgjodhi Ambasadorin Branstad sepse përvoja e tij disa dekada e gjatë në marrëdhëniet me Kinën e bëri atë personin më të mirë për të përfaqësuar Administratën dhe për të mbrojtur interesat dhe idealet Amerikane në këtë marrëdhënie të rëndësishme," tha Pompeo. Sakaq, dhe në Europë po ndryshon qëndrimi në marrëdhëniet me Kinën. Politika e jashtme gjithnjë e më agresive e saj, shtypja më e madhe e lirisë së mendimit e të drejtave të njeriut brenda vendit u reflektuan zyrtarisht në mars 2019 në BE. Komisioni Europian në Bruksel paraqiti për herë të parë një strategji ndaj Kinës. Që në faqen e parë aty thuhet: Kina për Europën nuk është vetëm partner në luftë kundër ndryshimit të klimës; nuk është vetëm konkurrente në ekonomi. Kina identifikohet si "rivale sistemi”, që nxit "modele qeverisjeje alternative”. Që do të thotë: Pekini përpiqet që të themelojë në botë një sistem autokratik sundues si kundërmodel ndaj demokracisë të formës europiane.

Top Channel/ Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë
15/08 19:49
Top Channel/ “7 orë bisedime”, parashikimet për takimin Trump-Putin në Alaskë! Çfarë presin rusët?
15/08 19:47
Top Channel/ Zbërthehet plani: Samiti i Alaskës, jo si Jalta e 1945! Çfarë pritet nga Alaska
15/08 19:38
Top Channel/ Bota mban frymën! 2 orë nga takimi historik Trump-Putin, detajet e fundit
15/08 19:35
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top News – Shkon me bluzën BRSS te Trumpi…Provokon Lavrov, moment i çuditshëm para takimit
15/08 14:53
Top News – Lyen asfaltin për të luftuar të nxehtin / Të qëndrosh i freskët me ngjyra, risi në Vjenë
15/08 14:46
Top News – Hezbollahu nuk dorëzon armët / Kërcënon qeverinë: Libani nuk do ekzistojë më
15/08 14:45
Top News – Avionët ‘përplasin’ krahët / Aeroporti i Mançesterit ndal fluturimet, frikë në pistë
15/08 14:27
Top News – Kush i shpiku salçiçet Bratwurst…! Landet gjermane në sherr, Bavaria kundër Turingisë
15/08 14:25
Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22
Top News – Putin vjen në Amerikë…Me limuzinë të blinduar për takimin historik me Trumpin
15/08 12:21
Top News – E gjithë bota më frymën pezull / Takimi historik mes Trump dhe Putin, të gjitha detajet
15/08 12:19
Top News – ‘Mos u ngatërro me mua…!’ Trump paralajmëron Putinin para takimit në Alaskë
15/08 12:17
Top Channel/ Putin niset drejt Alaskës, ukrainasit i kap “ankthi”!
15/08 12:00
Top Channel/ Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi!
15/08 11:23
Top Channel/ Takimi me Putin, Trump i bindur: “Nuk do të bëjë lojëra me mua”!
15/08 10:55