Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08/2025 15:39

Pjesë e delegacionit të Kremlinit në takimin e Alaskës, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u shfaq me një shkrim në bluzën e tij të bardhë, që u interpretua shumë shpejt si një lloj mesazhi i fshehtë që shefi i diplomacisë ruse po përpiqet të përcjellë përpara ngjarjes së shumëpritur. Edhe pse e fshehur poshtë një jeleku të zi, bluza e bardhë me shkronjat "CCCP" , që është versioni rus i akronimit për Bashkimin Sovjetik, nuk i shpëtoi syrit të gazetarëve. Regjimi aktual rus e ka shfrytëzuar vazhdimisht nostalgjinë e BRSS-së për të ndjekur qëllimet e tij politike dhe perandorake, sipas ekspertëve, teksa Vladimir Putini vetë e cilësoi publikisht në 2005-tën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si "katastrofën më të madhe politike" të shekullit të 20-të. Nostalgjia e Moskës për të kaluarën është lidhur gjithashtu shpesh me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe luftën që Trump shpreson ta përfundojë në Alaskë sot. Përpara se të merrej me politikë, vetë Putini ka punuar për KGB-në – agjensinë e famshme sovjetike të inteligjencës - duke shërbyer si oficer i nivelit të mesëm në Dresden në vitet 1980, kur qyteti ishte asokohe pjesë e Gjermanisë Lindore të sunduar nga komunistët. Kievi dhe aleatët e tij druhen se Putini mund të përdorë metodat që mësoi gjatë asaj kohe për të ndryshuar mënyrën e të menduarit të Trumpit - i cili në javët e fundit ka shfqur tohne më të ashpra me Moskën – dhe që paraprakisht, ka vlerësuar se takimi me Putinin në Alaskë ka 25 përqind shanse për dështim.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59