Top News – Putin vjen në Amerikë…Me limuzinë të blinduar për takimin historik me Trumpin
15/08/2025 12:21

Presidenti rus Vladimir Putin është parë duke udhëtuar drejt Bregut të Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij shumë të pritur me Donald Trumpin në Alaskë, me një autokolonë masive automjetesh që kalon nëpër rrugët e bllokuara. Pamjet tregojnë një radhë të gjatë automjetesh të zeza që lëvizin me shpejtësi përgjatë një rruge, të shoqëruara nga makina policie dhe të ndjekura nga një ambulancë. Siguria e lartë vjen ndërsa Putin përgatitet të ulet me Trumpin më vonë gjatë ditës për takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga viti 2018. Bisedimet, të vendosura në sfondin e luftës në Ukrainë, pritet të përqendrohen në gjetjen e një rruge drejt një armëpushimi. Trump e bëri ftesën me sugjerimin e udhëheqësit rus, por presidenti amerikan që atëherë ka mbajtur qëndrim mbrojtës dhe paralajmëroi se takimi mund të përfundojë brenda pak minutash nëse Putini nuk bën kompromis. Çdo fjalë dhe gjest do të ndiqet me vëmëndje maksimale nga udhëheqësit evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk ishte i përfshirë dhe ka refuzuar publikisht presionin nga Trump për të dorëzuar territorin e pushtuar nga Rusia. Trump, zakonisht pëlqen të mburret me aftësitë e tij në arritjen e marrëveshjeve, dhe e ka quajtur samitin një 'takim njohës' për të testuar Putinin, të cilin e pa për herë të fundit në vitin 2019. 'Unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua,' u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59