Top News – Hezbollahu nuk dorëzon armët / Kërcënon qeverinë: Libani nuk do ekzistojë më
15/08/2025 14:45

Hezbollahu hodhi poshtë vendimin e Libanit për të çarmatosur grupin militant të mbështetur nga Irani, duke e quajtur atë një urdhër SHBA-së dhe Izraelit dhe duke paralajmëruar për një krizë më të madhe. Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, kërcënoi me konfrontim të hapur të premten nëse qeveria e Libanit vazhdon me planet për të çarmatosur grupin. Këshilli i Ministrave libanez miratoi javën e kaluar një vendim që kërkonte që ushtria të hartonte urgjentisht një plan çarmatimi dhe ta zbatonte atë para fundit të vitit, duke shënuar sfidën më të rëndë për Hezbollahun që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1990. "Vendimi është i rrezikshëm dhe e ekspozon vendin ndaj një krize të madhe," tha Qassem gjatë një fjalimi televiziv. "Ai i heq Libanit armët mbrojtëse në agresion". Qassem tha se Hezbollahu nuk do t'i dorëzonte armët dhe paralajmëroi për konflikt të armatosur, nëse jo luftë të plotë. "Nuk do të ketë jetë në Liban nëse qeveria përpiqet të na ndalojë", tha ai. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut ia hodhi fajin qeverisë në Bejrut, duke thënë se ajo "mban përgjegjësi të plotë për çdo shpërthim të brendshëm dhe çdo shkatërrim të Libanit". Qassem e hodhi poshtë idenë e protestave në këtë kohë "sepse ka hapësirë për dialog me qeverinë", por paralajmëroi se demonstratat mund të përshkallëzohen nëse vlerësohet e nevojshme. "Kjo është toka jonë, atdheu ynë ku jetojmë së bashku, përndryshe nuk ka jetë për Libanin", tha ai në një paralajmërim të drejtpërdrejtë për autoritetet.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39