Top Channel/ Zbërthehet plani: Samiti i Alaskës, jo si Jalta e 1945! Çfarë pritet nga Alaska
15/08/2025 19:38

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin ulen sot ballë për ballë për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por, “samiti Trump-Putin në Alaskë nuk do të jetë një ndarje e stilit të Jaltës dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë marrëveshje të madhe”. Kështu shkruan gazeta amerikane “The Times”, e cila sjell në kujtesë samitin fatal të Jaltës më 1945, ku tre të mëdhenjtë (Rusvelti i SHBA, Stalini i Bashkimit Sovjetik dhe Churchill i Mbreterise se Bashkuar) ndanë planetin në fund të Luftës së Dytë Botërore. Sipas “The Times”, “nga Uashingtoni përpara samitit po flitet se nuk do të ketë marrëveshje të mëdha, as largime historike. Suksesi në samitin e Anchorage do të matet me faktin nëse arrihet të paktën një lëvizje graduale drejt paqes”. Në analizën e saj, gazeta amerikane hedh poshtë idenë e ndarjes së territoreve si në Jaltën e 1945-ës, pasi tashmë në tryezë mungon anëtari i ri i “Tre të Mëdhenjve”, Kina, si dhe për faktin se historia e luftës në 20 vitet e fundit është shumë e ndryshime nga ajo e para vitit 1945, çka hedh dyshime të mëdha mbi aftësinë e SHBA-ve, Rusisë apo Kinës, për të arritur qëllimet e tyre me forcë. Pra, asnjë dorëzim, asnjë ndarje territoriale midis fuqive të mëdha, asnjë hap i madh strategjik i SHBA-së. Çfarë mund të presim nga Anchoragem cilat janë pesë gjërat kryesore, që kërkojnë liderët? Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë këtë samit për ta shtruar rrugën për një takim tjetër që do ta përfshinte edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë një armëpushim sa më shpejt që është e mundur, si hap i parë drejt zgjidhjes përfundimtare. Mirëpo, disa analistë kanë thënë se Putini do t’i trazojë ujërat duke bërë propozime tjera. Shumë analistë e shohin takimin me Trumpin si fitore për Putinin, teksa lideri rus tenton t’i japë fund izolimit ndërkombëtar. Përtej kësaj, synimi i Putinit për territore vazhdon të mos ndryshojë qysh prej fillimit të luftës. Për këtë arsye, Putini pritet t’i rezistojë idesë së pranimit të armëpushimit. Nga ana e tij, Presidenti ukrainas dëshiron ta ketë një ulëse në tavolinë. Zelensky është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet që merren në mungesë të tij do të jenë pa asnjë kuptim. Çështja e koncesioneve territoriale është diçka që Zelensky e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Si është situata në fushëbetejë? Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë. Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet kryesore të Ukrainës. Rusia do të vazhdojë të insistojë në diskutimin e asaj që e konsideron “rrënjën” e konfliktit – kod i Kremlinit përmes të cilit kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, si dhe marrjen e hapave për çarmatosje të ushtrisë ukrainase. Secila palë i ka vijat e kuqe, prandaj rruga deri te arritja e paqes nuk është e lehtë.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48