Top News – Të gjithë sytë nga qielli sonte…Vjen shiu i meteorëve, mbetjet e një komete të lashtë
12/08/2025 12:09

Është koha që vëzhguesit e yjeve të shijojnë atë që konsiderohet si një nga shirat më spektakolarë të meteorëve. Presidet pritet të arrijnë kulmin natën e 12 gushtit, megjithëse kanë qenë aktive që nga mesi i korrikut dhe do të vazhdojnë të jenë të dukshëm për disa javë të tjera. Spektakli i përvitshëm, që është më i dukshëm në hemisferën veriore, shkaktohet nga diegja e mbetjeve të një komete të lashtë në atmosferën e Tokës. "Çdo vit, Toka kalon përmes materialit të lënë pas nga një trup qiellor i lashtë, Kometa Sëift-Tuttle, e cila vlerësohet të jetë mbi 5 miliardë vjeç, më e vjetër edhe se Toka", thotë Richard Parker, një astrofizikan në Universitetin e Sheffieldit. Ai thotë se kometa viziton sistemin e brendshëm diellor çdo 133 vjet dhe do të bënte afrimin e saj më të afërt me Tokën në vitin 2126. "Vlen të përmendet se kometa është objekti më i madh që i afrohet Tokës - por për fat të mirë, nuk parashikohet të afrohet në mënyrë të rrezikshme për mijëra vjet," shtoi Parker. Perseidet shkaktohen sepse mbeturinat e lëna nga kometa qëndrojnë në hapësirë. Meqenëse toka rrotullohet rreth diellit, vit pas viti, ajo vazhdon të përplaset me këto mbetje të kometës. Këtë radhë është hëna e plotë ajo që prish pak punë dhe mund ta zbehë spektaklin e meteorëve që digjen. Por sidoqoftë, nëse del natën vonë, në një vend të errët, dhe pret deri në 30 minuta, deri sa sytë të përshtaten, do të mund të shohësh jo pak yje që vien.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59