Top News – Talebanët duan të bindin CIA-n / ’Nuk ka Al-Qaeda apo Shtet Islamik në Afganistan’
22/09/2021 12:30

Grupi taliban ka hedhur poshtë si "propagandë të pabazë" shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit. Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja "ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan"."Por janë ditët e para", tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. "Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje", shtoi ai. Por Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime. Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera. Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 - 2001. Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave.

Top Channel/Von der Leyen nesër në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën para Forumit të Investimeve
12/10 22:36
Top Channel/ Hamasi: Të hënën nis lirimi i pengjeve- Izraeli gati të shpërthejë tunelet nëntokësore!
12/10 15:12
Top News – SHBA përcakton shënjestrat në Rusi / Inteligjenca amerikane ndihmon Ukrainën
12/10 14:42
Top News – Plas lufta mes Pakistanit e Afganistanit/ Mbyllet kufiri mes vendeve, 58 ushtarë të vrarë
12/10 14:41
Top News – Aleancë e fortë Kinë-Kore e Veriut / Forcohet bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve
12/10 14:38
Top News – Nis sistemi digjital i kufijve / BE, regjistrim elektronik i të dhënave të shtetasve
12/10 13:16
Top News – ‘Mision i Pamundur’ në Paris / Kryeministri Lecornu përgatitet për betejën e buxhetit
12/10 13:16
Top News – Joe Biden nën radioterapi / Ish presidenti po trajtohet për kancerin e prostatës
12/10 13:14
Top News – Mision 12 orësh pranë kufirit rus / Avionët britanikë bashkë me SHBA-në e NATO-n
12/10 13:14
Top News – Ndahet nga jeta aktorja e njohur / Shuhet në moshën 79 vjeçare Diane Keaton
12/10 13:12
Top Channel/ Trump-Zelensky/ Presidenti i kërkon “plan” si për Gazën: Ndalni luftën edhe tek ne
12/10 00:10
Top News- Sulme me dron e predha artilerie/ Vijon lufta në Sudan, të paktën 60 viktima nga ofensiva
11/10 22:00
Top News- Mision në kufirin rus, avionët luftarakë të Britanisë e SHBA trembin Moskën
11/10 21:15
Top News- Dritë në fund të tunelit për Gazan/ OKB merr dritën jeshile për dërgimin e ndihmave
11/10 18:42
Top News- Izrael-Hamas takohen të hënën/ Në praninë e Trump, nënshkruhet marrëveshja e paqes
11/10 18:22
Top Channel/ Afgani kërcënoi Nigel Farage, Gjykata shpall fajtor pasi hodhi një video në Tik Tok
11/10 15:40
Top Channel/ Samit për rindërtimin e Gazës, pas përfundimit të luftës do diskutohet e ardhmja
11/10 14:15
Top News- Korea e Veriut nxjerr ‘bishën’ e re/ Prezanton raketën që mund të godasë SHBA-të
11/10 13:58
Top News- Sulmohet kryebashkiakja/ Vajza e adoptuar qëllon disa herë, mister shkaku
11/10 13:13
Top News- Shqiptari kapet me pistoletë e kokainë në Greqi, po lëvizte me makinë kur u prangos
11/10 13:02