Top News – Superjahti merr flakë në port / Zjarrfikësit në ‘luftë’, rrezikon të fundoset
11/07/2025 15:15

Një superjaht 41 metra i gjatë u përfshi nga flakët në St Tropez të enjten dhe shërbimet e emergjencave druanin se ai do të fundosej në portin francez, të mbushur me pasanikë dhe të famshëm për verën. Zjarrfikësit ngritën një barrierë anti-ndotje rreth Sea Lady II, një jaht që jepet me qera për më shumë se 90,000 dollarë në javë. Dy orë pasi filloi zjarri, zjarrfikësit thanë se kishin vështirësi të ngjiteshin në bord dhe imazhet e ndara në mediat sociale tregonin tym të zi, të dendur, rreth portit. "Jahtet përreth u zhvendosën shpejt dhe ne kemi ngritur barriera anti-ndotje", tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve për AFP. Zyrtari shtoi se ishte "e mundur" që anija të fundosej në port. I ndërtuar në vitin 1986 dhe pasi iu nënshtrua një riparimi të fundit në vitin 2024, jahti ka tetë pjesëtarë ekuipazhi dhe mund të akomodojë 10 pasagjerë. Pesë kabinat kanë secila tualete private, sipas faqes së internetit të Charterlink, një nga agjencitë që ofron jahte me qira. Superjahte nga e gjithë bota po fillojnë të mblidhen në St Tropez dhe portet fqinje në Francë dhe Itali për sezonin e pushimeve verore, me anije me vlerë qindra miliona dollarë të ekspozuara përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23