Ndërsa afati për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë ka skaduar këtë të premte, Beogradi thotë se negociatat me kompaninë hungareze MOL nuk po shkojnë mirë. Pika kryesore e mosmarrëveshjes është funksionimi i rafinerisë së NIS-it dhe mbulimi i ardhshëm i tregut serb me derivate të naftës. Kompania hungareze MOL ishte parë tashmë si pronarja e ardhshme e NIS-it serb. NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak se pjesa më e madhe e pronësisë rreth 56 % është në duart e rusëve.