Top News – Siguri e shtuar në Washington/ Biden-nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë
12/01/2021 12:28

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden. Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie. Pas skenave të dhunshme të javës së kaluar në ndërtesën e kongresit, Shërbimi Sekret njoftoi të hënën se do të fillonte operacionet speciale të sigurisë që më 13 janar në vend të datës së parashikuar për më 19 janar. Garda Kombëtare konfirmoi se do të dërgojë deri në 15,000 trupa për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit. Kjo shifër përfaqëson një rritje dramatike krahasuar me 8,000 trupa që u dërguan për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë. Ndërkohë presidenti i zgjedhur, thotë se nuk është i shqetësuar për ditën e inaugurimit. Nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë dhe po informohem për situatën. Por, unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek ndalimi dhe vënia para përgjegjësisë të atyre që kërcënuan jetët e njerëzve, dëmtuan pronën publike dhe shkaktuan shumë dëme. Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë në televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar. Ajo tha se i kishte dërguar një letër Presidentit Trump ku i kërkonte të shpallte “përgatitje për gjendje emergjente” për Uashingtonin para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar. Dhe trump e miratoi kërkesën e kryebashkiakes së Uashingtonit për të shpallur "përgatitjet për situatë emergjente" që autorizon mobilizimin e burimeve federale për të garantuar sigurinë në kryeqytet gjatë inaugurimit të presidentit të ri. Autoritetet e kryeqytetit Uashington nuk kanë kompetenca mbi territorin ku ndodhet Kapitoli dhe institucione të tjera federale.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25