Top News – Shtyrja e dozës së dytë/ Ekspertët nuk e këshillojnë, cënon efikasitetin
15/01/2021 12:54

Në britaninë e madhe, dhënia e dozës së dytë të vaksinës po shtyhet me qëllim që të vaksinohen sa më shumë qytetarë. Edhe vende të tjera, ndër të cilët gjermania, e kanë shqyrtuar këtë mundësi. Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, për shkak të dozave të pakta të vaksinës kërkoi nga ekspertët të shqyrtonin mundësinë për vonesën e dozës së dytë. Por, ekspertët, në përfundim u shprehën kundër. “Dhënia e dozës së dytë të vaksinës duhet të pasojë brenda hapësirës kohore të përcaktuar nga studimet e bëra (aktualisht 42 ditë)", thanë ekspertët pas vlerësimeve të tyre. Ata i shohin të dyja vaksinat e autorizuara të Biontech dhe modernës, të krahasueshme për sa i takon efikasitetit, sigurisë dhe efekteve anësore, por theksojnë se doza e dytë duhet të pasojë me të njëjtin preparat si doza e parë. Sipas tyre nuk duhen kombinuar në asnjë mënyrë dy vaksina të ndryshme. Në Britaninë e Madhe autoritetet e shëndetësisë vendosën për shkak të variantit të ri mjaft infektues të virusit për të vonuar dhënien e dozës së dytë, me qëllim që të marrin sa më shumë njerëz dozën e parë. Autoritetet britanike janë të mendimit, se një dozë e dyte deri në 12 javë me vonesë nuk ndikon në efektshmërinë e vaksinës. Pavarësisht rrugës së përzgjedhur nga britanikët, ajo që është e qartë, është se një dozë e dytë është detyrimisht e nevojshme, sepse ajo e sjell përforcimin e duhur për krijimin e imunitetit të trupit. Agjencia evropiane e ilaceve e sheh me skepticizëm qasjen e britanikëve e po ashtu edhe autoriteti amerikan i ilaceve, FDA. Ndërsa ekspertë të OBSH e kanë quajtur të pranueshme shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës së biontech dhe pfizer në një afat kohor prej disa javësh. Ekspertët gjermanë, sidoqoftë thonë se vonesa në dhënien e dozës së dytë mund të dobësojë efikasitetin e vaksinës tek më të moshuarit.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25