Top News/ Shtëpitë ‘fluturojnë’, makinat përmbysen…Tornadot vrasin njerëz në SHBA
10/12/2023 12:39

Skuadrat e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar dhe po vlerësojnë dëmet pasi tornadot dhe stuhitë e forta të erës kanë mbjellë shkatërrim në Tenesi, duke përmbysur makina e duke shkatërruar ndërtesa. Gjashtë persona ndërkohë kanë humbur jetën. Të paktën tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, humbën jetën pasi një tornado goditi zonën e Klarksvillit, në kontenë Montgomeri në tenesin verior – thanë zyrtarët. Konteja Montgomeri ishte në fazë kërkim shpëtimi mbrëmjen e të shtunës pasi dhjetëra njerëz u trajtuan në spitale për lëndime. Imazhet e siguruara nga CNN tregonin një tornado që shkatërronte gjithcka që i dilte para, pa kursyer shtëpi e shtylla të energjisë elektrike. Stuhia do të vazhdojë drejt SHBA-së lindore duke sjellë me vete edhe rreziqe të shumta. Pas kalimit të stuhisë në Tenesi, makinat u panë me rrotat lart, pemët e shkulura me rrënjë dhe mbetjet e tjera kishin bllokuar rrugët. Shumë shtëpi kishin mbetur pa cati dhe pa mure nga era e fortë. Kryebashkiaku i Klarksvillit shpalli gjendjen e emergjencës mbrëmjen e të shtunës dhe një ndalim qarkullimi në rrugë pas orës 21. Tre viktima të tjera ndërkohë u konfirmuan në kontenë fqinje Madison. Të paktën dy tornado, të mëdha dhe të rrezikshme u konfirmuan pasditen e të shtunës në Montgomeri dhe në Gibson. E nërsa tenesi po vlerëson dëmet, akoma më shumë stuhi do të godisin pjesën lindore të shteteve të bashkuara të dielën. Ato do të arrijnë fuqi maksimale pasdite dhe do të vazhdojnë të mbjellin shkatërrim në vend.

Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49
Top Channel/ Sot samiti BE-Ballkani-Perëndimor në Bruksel, Costa: “Të ruajmë ritmin e zgjerimit”
25/11 11:48