Shqiptarët konsumojnë internet gati tre herë më shumë se sa një shtetas i vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se përgjatë vitit të kaluar, në Shqipëri u konsumuan 2 miliardë gigabajt internet. Kjo do të thotë se mesatarisht për frymë u konsumuan 883 gigabajt për internet, shifër kjo gati tre herë më e lartë se mesataraj e konsumit për frymë të internetit në Bashkimin Europian. Të dhënat nga BE për vitin 2023 tregojnë një konsum mesatar mujor rreth 25 gigabajt për përdorues, që do të thotë rreth 300 gigabajt në vit.