Top Channel/ Rusia bombardon rrjetin energjetike të Ukrainës, mijëra banorë në terr
31/08/2025 19:28

Rusia vijoi bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin. Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper. Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos. Një tjetër sulm me dronë goditi infrastrukturën civile energjetike në rajonin e Çernihivit në Ukrainën veriore, duke lënë pa energji elektrike 30.000 familje në qarkun Nizhin, njoftuan autoritetet, sipas të cilëve, furnizimi me rrymë është rikthyer për spitalin kryesor dhe sistemin e ujit të qytetit. Në mbarë vendin, mbrojtja ajrore rrëzoi 126 nga 142 dronët e zbuluar, ndërsa dronë të tjerë goditën në 10 lokacione, tha Forca Ajrore e Ukrainës. Breshëria e sulmeve pasoi ato në rajonin verilindor të Sumit, në kufi me Rusinë, të shtunën, ku një zyrtar i lartë i një fshati u plagos, njoftuan autoritetet. Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me në krye Donald Trump, po udhëheqin negociatat për armëpushim. Ndërkohë, aleatët evropianë janë zotuar se do t’i ofrojnë Ukrainës garanci për sigurinë, në rast të një armëpushimi, me mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve gjithashtu.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36