Top Channel/ E diel tragjike, 2 të vdekur e 3 të plagosur rëndë nga aksidentet
31/08/2025 22:41

Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci i aksidenteve në rrugët e vendit, gjatë kësaj të diele të 31 gushtit. Rrugët u përgjakën që në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinj humbën jetën në qytetin e Peqin, pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një banese. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, ku viktima mbetën ky të rinjtë Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi tej normave si pasojë e së cilës dhe përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatale. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Orët e mbrëmjen shënuan një tjetër aksident të rëndë, te kryqëzimi i Ishull Shëngjinit, në dalje të Lezhës. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Përplasja mes dy makinave ka qenë e fortë, duke bërë që njëra prej tyre të përfundojë në një parcelë në anë të rrugës. Paraprakisht, dyshohet se njëra makinë i ka prerë rrugën mjetit tjetër që lëvizte në drejtim të Tiranës, por grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52