Top News – ‘Shqipëria e Madhe’ po vjen! Media kroate pas kërcënimeve të fundit të Serbisë
22/08/2023 15:28

Media kroate “Jutarnji”, i ka kushtuar një artikull Serbisë pas kërcënimeve të fundit për trazira në Ballkan. “Kujtimet e stuhisë kanë kaluar ndaj në serbinë e vucicit, fokusi i sulmeve po zhvendoset tani nga Kroacia në destinacione të tjera të afërta. Kështu, në qetësinë e verës, për disa arsye, Serbia ndez përsëri retorikat dhe i hakërrehet maqedonisë së veriut dhe malit të zi. Aleksandër Vuçiç vetë e pranon se Serbinë po e pret vjeshta më e vështirë në historinë e saj. Megjithëse flet për "vuajtjet serbe" dhe "ditë të vështira" në cdo ditë të këtyre 10 viteve tyë shkuara, ai kërkon edhe të hakmerret ndaj Malit të Zi, duke u përpjekur të destabilizojë sërish rajonin e brishtë të Ballkanit jugperëndimor”, thuhet në artikullin e medias kroate. “Ne nuk e kërcënojmë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por ata nuk duhet të presin një falënderim nga ne sepse e njohën pavarësinë e Kosovës”, tha Aleksandër Vuçiç. Këto ditë, ministri serb i Mbrojtjes dhe pasardhësi i Vuçiç në krye të Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se "Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës” edhe për këtë shkak ato i pret fati i Ukrainës. Sipas tij, Shkupi dhe Podgorica hapën kutinë e Pandorës me njohjen e kosovës dhe i akuzon ato për "ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë". Vuçeviç është i bindur se “Shqipëria e Madhe” po vjen dhe se do të përpijë madje edhe disa pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndaj paralajmëron: Po maqedonasit po flenë të qetë!? “Ata mendojnë se me hyrjen në NATO i zgjidhën problemet e tyre. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk është kështu”, thotë Vuçeviç. Ministri serb i Mbrojtjes tha se në Maqedoninë e Veriut 25 për qind e shqiptarëve mbajnë 50 për qind të qeverisë, ndërsa, siç thekson ai, “në Mal të Zi, 30 për qind e serbëve nuk kanë as dy ministri”.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10