Shqipëria dhe Kroacia kanë rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Vendimi vjen në një kohë kur Serbia po i akuzon të dyja vendet dhe Kosovën ato se gjoja po zhvillojnë aleancë të përbashkët ushtarake kundër saj. Aleanca u dakordësua në Zagreb, gjatë vizitës që ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi takoi homologun e tij kroat, Ivan Anušić. Takimi konfirmoi edhe një herë afrimin mes dy vendeve si aleatë në kuadër të NATO.