Zona operacionale e Koorporatës Energjetike të Kosovës, konsiderohet si një infrastructure kritike, çka ka çuar Misionin Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndalojë fluturimet mbi këtë zone. Lajmi është bërë publik nga vetë KFOR dhe Koorporata Energjetike e Kosovës, në një postim në rrjetet sociale. Sipas njoftimit në fjalë, vendimi ka hyrë në fuqi nga 1 shtatori, ku ndër të tjera ndalohet edhe fluturimi I dronëve.