Ekipet e kërkimit të ministrisë ruse të emergjencave kanë mundur të shpëtojnë disa alpinistë në malin Elbrus në Rusi. Pesë alpinistë humbën jetën pas një stuhie në atë që është maja më e lartë në evropë. 14 të tjerët u transportuan në luginën Azau, nën majë dhe ekipet thanë se operacioni i shpëtimit ishte kryer në kushte ekstreme, me erëra të forta, shikueshmëri të pakët dhe temperatura nën zero.