Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër në orën 18:05 u njoftua për rënien e një zjarri në afërsi të Liqenit të Viroit. Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër zjarri në sipërfaqe me bar dhe shkurre. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi i zjarrit në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha. Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri u shua plotësisht, duke mos shkaktuar dëme të tjera.