Top News – Shefi i Twitter-it: Ndalesa ndaj Trump-it është “e drejtë”, por “e rrezikshme”
14/01/2021 11:33

Udhëheqësi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’ia ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm. Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitter-in”. Sipas tij, ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”. Twitter ka fshirë llogarinë e Trump-it javën e kaluar, duke cituar rrezikun e dhunës në të ardhmen, pas sulmit në Kongres nga mbështetësit e presidentit. Dorsey ka thënë se çdo sulm që ndodh jashtë, si pasojë e gjuhës online “është ajo që ka të bëjë me politikat tona”. Megjithatë, ai ka thënë se bllokimi i Trump-it përbën shembull, që sipas tij është i rrezikshëm, rreth “fuqisë së një individi apo një korporate që ka në bisedën publike globale”. Trump ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter përgjatë presidencës së tij për të folur drejtpërdrejt me më shumë se 88 milionë mbështetës. Kjo ndalesë ka nxitur kritika nga ana e disa republikanëve që kanë thënë se një gjë e tillë dëmton të drejtën e presidentit për fjalë të lirë. Përveç platformës Twitter, edhe Facebook dhe rrjete tjera sociale kanë fshirë llogaritë e Trumpit, apo kanë thënë se planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25