Top News – SHBA paralajmëron Kinën / Mos guxo të sulmosh Tajvanin!
31/10/2021 17:31

Shtetet e Bashkuara i thanë Kinës që të mos ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm që do të ndryshonte statusin e Tajvanit. Paralajmërimin e bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi me homologun e tij kinez, Ëang Yi. Dy kryediplomatët u takuan në Romë të Italisë ku po zhvillohet një samit i 20 vendeve më të zhvilluara të botës, i njohur si grupi G20. Uashingtoni, sipas Blinken, kundërshton veprimet e Kinës muajve të fundit që kanë rritur tensionin rreth ngushticës së Tajvanit. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së u tha gazetarëve se biseda ishte e sinqertë dhe produktive. Në fillim të muajit tetor, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Kinës, Pekini dërgoi 149 avionë ushtarakë në zonën rreth Tajvanit, duke bërë që Taipei të vinte njësitë ushtarake në gatishmëri. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur. Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet zyrtare diplomatike me Tajvanin më 1979 dhe njohën sovranitetin e Pekinit, mirëpo Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të siguruar aftësitë mbrojtëse të Tajvanit. Tajvani nuk do të fillojë një luftë me Kinën, por do ta mbrojë veten "plotësisht", tha më 14 tetor, ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng. Ai ka thënë se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30