Bilanci tronditës i viktimave në luftën e Vladimir Putinit është zbuluar pas një sulmi kibernetik që tregoi se më shumë se 450,000 rusë janë vrarë në Ukrainë. Hakerët depërtuan në agjencinë e statistikave të Moskës dhe siguruan regjistra sekrete të vdekjeve, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të Kremlinit për të fshehur humbjet në fushën e betejës. Ky zbulim tronditës vjen në një kohë kur trupat ruse vazhdojnë të humbin jetën në luftimet në ukrainë dhe parashikohet që vetëm gjatë këtij viti të ketë më shumë se 200,000 të vdekur.